Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALEKOSOVATargat, 61 ditë kohë për konvertimin

Targat, 61 ditë kohë për konvertimin

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka deklaruar se nga 1 shtatori deri në 31 tetor në 34 qendra komunale të Regjistrimit të Automjeteve do të zhvillohet procesi i konvertimit të targave serbe. Kurti u ka bërë thirrje shoferëve që kanë makina me targat “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” dhe “ĐA” që t’i konvertojnë ato në targa RKS në dy muajt e ardhshëm. “Nga sot e deri më 31 tetor, për gjithsej 61 ditë në 34 qendra komunale të Regjistrimit të Automjeteve do ta zhvillojmë procesin e konvertimit të targave të veturave të lëshuara nga Serbia në ato të Republikës së Kosovës. Në Kosovë janë gjithsej 401.945 vetura me targa RKS. Prej tyre dhjetëra mijëra janë me pronarë të komuniteteve pakicë. Ato që duhet të konvertohen përbëjnë vetëm rreth 2% të tyre. Ftoj qytetarët e Republikës së Kosovës, pronarë të veturave me targa “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” dhe “ĐA” që t’i konvertojnë ato në targa RKS në dy muajt e ardhshëm gjatë të cilëve janë të liruar nga taksa e detyrime që arrijnë vlerën deri në 5.000 euro”, shkruan Kurti në rrjetin social Facebook.https://lajme.rtsh.al/artikull/kurti-mesazh-serbeve-te-kosoves-nderroni-targat-61-dite-kohe-per-konvertimin

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments