Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREApelon për më shumë ndihmë

Apelon për më shumë ndihmë

Vëmendja ndërkombëtare ndaj gjendjes së vështirë të Pakistanit është rritur me rritjen e numrit të viktimave dhe të pastrehëve. Përmbytjet kanë lënë të vdekur të paktën 1,265 njerëz. Sipas vlerësimeve fillestare të qeverisë, shiu dhe përmbytjet kanë shkaktuar dëme prej 10 miliardë dollarësh. Ministri federal i planifikimit Ahsan Iqbal bëri thirrje për një përgjigje të jashtëzakonshme humanitare për 33 milionë njerëz të prekur nga shirat e musonit që shkaktuan përmbytje shkatërruese. “Shkalla e shkatërrimit është masive dhe kërkon një përgjigje të jashtëzakonshme humanitare për 33 milionë njerëz. Për këtë u bëj thirrje bashkëkombësve të mi pakistanezë, emigrantëve pakistanezë dhe komunitetit ndërkombëtar që të ndihmojnë Pakistanin në këtë orë nevoje, “tha ai në një konferencë shtypi. Reshjet e paprecedentë nga musonet, por edhe shkrirja e akullnajave në vargmalet veriore malore, shkaktuan përmbytje që prekën jetën e përditshme të 33 milionë njerëzve. Në të njëjtën kohë, forcat e armatosura të Pakistanit kanë shpëtuar 2000 persona të tjerë të bllokuar në ujërat e përmbytjeve, sipas njoftimit të tyre, teksa një e treta e vendit është zhytur në ujë. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres, do të vizitojë Pakistanin më 9 shtator. Ai do të vizitojë zonat e goditura nga përmbytjet dhe do të zhvillojë takime me zyrtarë.https://lajme.rtsh.al/artikull/pakistani-apelon-per-me-shume-ndihme-guterres-do-te-vizitoje-vendet-e-permbytura

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments