Mes tensioneve midis Turqisë dhe Greqisë, presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, ka paralajmëruar Athinën, duke i kërkuar të mos shkojë “shumë larg” pasi në të kundërt do të paguaj çmim të rëndë. Duke iu referuar disfatës së trupave greke në 1922, Erdogan i kërkoi Greqisë të mos harrojë “Izmirin”. “Turqia është aktualisht në vendin e dytë për nga zhvillimi. E dini, kur thonë ‘turq të çmendur’, turqit e çmendur vazhdojnë rrugën e tyre të zhvillimit. O Helen, shiko historinë, kthehu në histori, po të shkosh shumë larg, çmimi do të jetë i rëndë. Ne kemi një propozim për Greqinë, mos harroni Izmirin”, tha Erdogan. Presidenti Erdogan tha se pushtimi i ishujve të Egjeut nga Athina ‘nuk është shqetësimi ynë’, duke shtuar: “Kur të vijë koha, ne do të bëjmë atë që është e nevojshme. Siç themi, krejt papritur, mund të vijmë brenda natës.”/https://lajme.rtsh.al/artikull/erdogan-kercenon-hapur-greqine-nese-shkoni-shume-larg-cmimi-do-te-jete-i-rende