Tubacioni i gazit natyror Nord Stream 1 për në Gjermani nuk do të rifillojë siç është planifikuar më 3 shtator, tha kompania shtetërore ruse e energjisë Gazprom. Kompania nuk dha një afat kohor për rifillimin e tubacionit, duke fajësuar një dështim të motorit të turbinës. “Tubacioni Nord Stream 1 është mbyllur për shkak të një rrjedhje nafte”, njoftoi Gazprom. Kompania shtetërore thotë se defekti ishte identifikuarnë stacionin e kompresorit Portovaya, me inspektimin që u krye së bashku me punëtorët nga Siemens, kompania gjermane që ndihmon në mirëmbajtjen e tubacionit. Gazprom pretendon se riparimi i rrjedhjeve të naftës në motorët kryesorë është i mundur vetëm në punëtori të specializuara, të cilat Rusia ka thënë më parë se janë të bllokuara nga sanksionet perëndimore. Importet e gazit natyror janë ndërprerë derisa kjo të mund të korrigjohet, thuhet në deklaratë. Evropa ka akuzuar më parë Rusinë për frenimin e eksporteve të gazit në shenjë hakmarrjeje për sanksionet.https://lajme.rtsh.al/artikull/rusia-nuk-do-te-rifilloje-furnizimet-me-gaz-ne-europe-gazprom-tubacioni-eshte-mbyllur-per-shkak-te-nje-rrjedhje-