Sunday, November 24, 2024
HomeSHKENCA DHE JETAMisteri i ndërtimit të piramidave

Misteri i ndërtimit të piramidave

Lumi Nil mund të ketë “ndihmuar” egjiptianët e lashtë të arrinin të ndërtonin piramidat masive të Gizës mijëra vjet më parë. Në këtë përfundim kanë dalë studiuesit, të udhëhequr nga gjeografi Hader Sheisha në Universitetin Aix-Marseille në Francë, të cilët përdorën të dhëna paleoekologjike për të ndihmuar në rindërtimin e asaj se si mund të ishte dukur lumi Nil i Egjiptit gjatë 8000 viteve të fundit. Ata përcaktuan se ndërtuesit e piramidave ka të ngjarë të kenë përfituar nga një rrjedhë, tani e thatë, lumit për të lëvizur materialet e ndërtimit. Studimi është publikuar në Proceedings of the National Academy of Sciences. Gjetjet e tyre tregojnë se ish-peisazhet ujore dhe nivelet më të larta të lumit rreth 4500 vjet më parë lehtësuan ndërtimin e kompleksit piramidale të Gizës. Piramida e Madhe qëndron rreth 455 metra e lartë dhe është porositur nga faraoni Khufu në shekullin e 26 para Krishtit. I përbërë nga 2.3 milion blloqe guri me një masë të kombinuar prej 5.75 milion ton është më i madhi i grupit të piramidave në Giza. Dy piramidat e tjera kryesore i përkasin djalit të Khufu, Khafre dhe nipit Menkaure. Të ndërtuara në rrafshnaltën e Gizës në kufi me Kajron, strukturat, të rrethuara nga tempuj, varreza dhe lagje punëtorësh, janë më të vjetrat nga Shtatë Mrekullitë e Botës së Lashtë.https://lajme.rtsh.al/artikull/misteri-i-ndertimit-te-piramidave-te-egjiptit-studiuesit-e-kane-me-ne-fund-pergjigjen

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments