Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALENdëshkojmë çdo individ që dëmton peshkimin në liqen

Ndëshkojmë çdo individ që dëmton peshkimin në liqen

Këtë të Premte ka nisur operacioni kundër paligjshmërisë në liqenin e Shkodrës i drejtuar nga prefektja e qarkut e cila në rolin e drejtueses së task-forcës u shpreh e prerë se se do të lejohet vetem peshkimi që behet në bazë të rregullave dhe se cdo individ që peshkon në mënyrë të paligjshme do të çohet për ndjekje penale. Prefektja Majlinda Angoni u shpreh se 140 peshkatarë kanë leje për të gjuajtur në Liqenin e Shkodres, teksa theksoi faktin se rrjetat dhe pinarët kanë sjellë një imazh të shëmtuar ndër vite në hapësirën e liqenit të Shkodrës. Kreu i Organizatës së Menaxhim Peshkimit Arjan Cinari teksa mori mbështetjen e prefektes garantoi se situatata në liqenin e Shkodrës do të ndryshojë me largimin e gjuetisë së paligjshme. Nga ana e inspektoriatit të peshkimit pranohet se ka gjueti të paligshme por rastet janë sporadike krahasuar me vitet e mëparshme. Aksioni për goditjen e paligjshmërisë në liqenin e Shkodrës pritet të zgjasë për disa ditë. Për këtë është ngritur nje task-forcë e drejtuar nga prefektja e qarkut. Në mbështetje është edhe policia e shtetit, ajo e kufirit dhe policia bashkiake.https://lajme.rtsh.al/artikull/shkoder-aksion-ndaj-te-subjekteve-te-paligjshme-prefektja-do-ndeshkojme-cdo-individ-qe-demton-peshkimin-ne-liqen

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments