Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ndau sot në rrjetet sociale një video orientuese për mënyrën e aplikimit për pajisje me dokumente identifikimi për të gjithë shtetasit shqiptarë që punojnë e jetojnë jashtë vendit. Xhaçka u shpreh se, rreth 20 mijë aplikime për pasaporta biometrike dhe karta identiteti janë kryer në muajt korrik – gusht përmes Shërbimit Konsullor, i cili ofrohet për shtetasit shqiptarë në: Ambasadën në Berlin, Konsullatën në Mynih, Ambasadën në Romë, Konsullatën në Bari, Konsullatën në Milano, Ambasadën në Athinë, Konsullatën në Selanik, Ambasadën në Stokholm, Ambasadën në Londër, Konsullatën në Stamboll, Ambasadën në Otava, Zyrën Konsullore në New York, Ambasadën në Paris, Ambasadën Bruksel dhe Ambasadën në Vjenë. Në video thuhet se, në shërbimin “Aplikim për pasaportë dhe kartë identiteti” qytetarët e zgjedhin elektronikisht datën dhe orën e takimit, kur mund të paraqiten në ambasadën/konsullatën përkatëse. Aplikuesit duhet të identifikohen si qytetar në E-Albania. Më pas duhet të zgjedhin aplikim për pasaportë dhe kartë identiteti (për shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë kufijve). Të klikojnë “Përdor”. të zgjedhin opsionin: “Krijo aplikim të ri”. më pas të plotësojnë formularin elektronik dhe të ngarkojnë dokumentet e domosdoshme për verifikim. Qytetari vendos datën dhe orën e takimit kur do të paraqitet në përfaqësi për ta marrë këtë shërbim. Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit është 4-6 javë. Periudha e vlefshmërisë është në varësi të tipit dhe moshës. Ndërsa kostot janë në varësi të shtetit. Pas përfundimit me sukses të aplikimit qytetarët do të njoftohen me e-mail në lidhje me detajet e pagesës dhe dokumentacionit që duhet të kenë me vete ditën e takimit. Qytetari është i detyruar të paraqitet më pas në përfaqësi për të lënë shenjat e gishtërinjve. Në rast se qytetari nuk paraqitet në datën e takimit të zgjedhur nga ai vetë, takimi anulohet dhe pas 5 ditësh duhet të aplikojë përsëri për një datë të re takimi.https://ata.gov.al/2022/09/02/xhacka-20-mije-aplikime-per-pasaporta-dhe-id-permes-sherbimit-konsullor/
20 mijë aplikime për pasaporta dhe ID përmes Shërbimit Konsullor
RELATED ARTICLES