Friday, November 22, 2024
HomeSOCIALESHENDETESIEMA hap rrugën për përforcuesit 

EMA hap rrugën për përforcuesit 

Një komitet ekspertësh nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) ka krijuar dy vaksina përforcuese Covid-19 të përshtatura për të ofruar mbrojtje më të gjerë kundër variantit Omicron. “Këto vaksina janë versione të përshtatura të vaksinave origjinale Comirnaty (Pfizer / BioNTech) dhe Spikevax (Moderna) për të synuar nënvariantin Omicron BA.1 përveç llojit origjinal SARS-CoV-2″, theksoi EMA në një deklaratë. ”Komisioni Evropian tani duhet të vendosë zyrtarisht për miratimin dhe një vendim duhet të merret shumë shpejt”, tha një zëdhënës i komisionit. EMA theksoi se ”vaksinat origjinale të Pfizer / BioNTech dhe Moderna janë ende efektive në parandalimin e sëmundjeve të rënda të lidhura me Covid-19, shtrimin në spital dhe vdekjen dhe do të vazhdojnë të përdoren në fushatat e vaksinimit në BE, veçanërisht për vaksinat parësore”. Kush duhet të marrë cilën vaksinë dhe kur duhet të përcaktohet nga autoritetet kombëtare në çdo shtet anëtar të BE-së.https://ata.gov.al/2022/09/01/ema-hap-rrugen-per-perforcuesit-e-pershtatur-per-variantin-omicron/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments