Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell deklaroi dje në Pragë se ishte i sigurt se negociatat për rivendosjen e marrëveshjes bërthamore me Iranin mund të përfundonin së shpejti me sukses. “Është e qartë se ekziston një bazë e përbashkët, ne kemi një marrëveshje që prek shqetësimet e të gjithëve”, tha ai në një konferencë për shtyp pas një takimi të ministrave të Jashtëm të BE-së. Po bëhen përpjekje për të rivendosur marrëveshjen e Vjenës të vitit 2015 për të ushtruar kontrolle ndaj programit bërthamor të Iranit në këmbim të lehtësimit të sanksioneve. Teherani ka këmbëngulur se aktivitetet e tij kërkimore bërthamore janë vetëm për përdorim civil. Marrëveshja fillestare u arrit në vitin 2015, por u dështoi disa vite më vonë gjatë presidencës amerikane të Donald Trump, i cili u tërhoq nga marrëveshja. Negociatorët e BE-së kanë njoftuar se është përpunuar një version i ri i marrëveshjes dhe po pritet vetëm një “Po” ose “Jo” nga të dyja palët.https://ata.gov.al/2022/09/01/prage-borrell-be-ne-pritje-te-nje-marreveshjeje-berthamore-me-iranin/