Në të gjitha pikat kufitare që çojnë nga Kosova në Serbi, janë vendosur shënime në të cilat thuhet se mundësia e përdorimit të kartave të identitetit të Kosovës është bërë ekskluzivisht për arsye praktike, për të lehtësuar qarkullimin e qytetarëve, dhe se nuk mund të interpretohet si njohje e pavarësisë së Kosovës. Sipas këtyre tabelave, pranimi i dokumenteve të lëshuara nga Republika e Kosovës nuk duhet të interpretohet si njohje nga Serbia. Vendosja e tabelave vjen 24 orë para se të hyjë në fuqi marrëveshja për dokumente e 27 gushtit mes Kosovës dhe Serbisë.https://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=615582