Friday, November 22, 2024
HomeSOCIALESHENDETESIOBSH: Numri i viktimave është në ulje në të gjithë botën 

OBSH: Numri i viktimave është në ulje në të gjithë botën 

Numri i rasteve të reja me koronavirus, si dhe i viktimave është në ulje kudo në botë. Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se javën e kaluar u raportuan 4.5 milionë raste të reja me COVID-19, një rënie prej 16% nga një javë më parë. Numri i viktimave ka rënë me 13%, me rreth 13,500 viktima. Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, paralajmëroi se me fillimin e dimrit mund të shfaqet një variant i ri më i rrezikshëm i COVID-19. Ekspertët shprehen se mund të ketë një rritje të shtrimeve në spitale, si dhe i viktimave. Tedros tha se normat e vaksinimit, edhe në vendet e pasura, ishin ende në nivele të ulëta, duke vënë në dukje se 30% e punonjësve shëndetësorë dhe 20% e njerëzve të moshuar mbeten të paimunizuar. “Këto boshllëqe vaksinimi paraqesin rrezik për të gjithë ne,” tha ai. “Ju lutemi të vaksinoheni nëse nuk jeni vaksinuar, si dhe bëni një përforcues”. Deri më tani, vaksinat e COVID-19 kanë synuar llojin origjinal të koronavirusit, edhe pse u shfaqën mutant të ndryshëm. Përforcuesit e rinj amerikanë janë të kombinuar ose “bivalentë”. Ato përmbajnë gjysmën e recetës origjinale të vaksinës, si dhe gjysmën për tu mbrojtur nga versionet më të reja të omicron, të quajtura BA.4 dhe BA.5, të cilat konsiderohen si më ngjitësit deri tani. Në fillim të këtij muaji, Britania vendosi se do t’u ofrojë të rriturve 50 vjeç e lart një opsion tjetër përforcues nga Moderna. Agjencia Evropiane e Barnave tha se do të shqyrtojë nëse do të autorizojë bërjen e vaksinës së kombinuar COVID-19, duke përfshirë BA.1 të prodhuar nga Pfizer-BioNTech dhe Moderna. Një tjetër version i vaksinës Pfizer-BioNTech që përfshin nënvariantin BA.5 të omicron është gjithashtu në shqyrtim nga rregullatori i BE-së.https://lajme.rtsh.al/artikull/rastet-e-reja-me-covid-obsh-numri-i-viktimave-eshte-ne-ulje-ne-te-gjithe-boten-

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments