Saturday, November 23, 2024
HomeSHKENCA DHE JETASi të përgatisni marmalatën e portokallit

Si të përgatisni marmalatën e portokallit

Është koha ideale për përgatitjen e marmalatës së portokalleve, pasi është stina ku tregjet janë të mbushura plot me portokalle. Më poshtë përgatitjen e marmalatës të portokallit në shtëpi. Një ëmbëlsirë e thjeshtë, me aromë dhe shije fantastike. Ideale për t’u konsumuar mëngjeseve me bukë të thekur, gjalpë e qumësht por edhe për të ëmbëlsuar veten dhe më të dashurit në çdo moment të ditës. Përgatitja e marmalatës të portokalleve në shtëpi Përbërësit 1 kg portokalle 1.5 kg sheqer (Nëse dëshironi që marmalata të mos jetë shumë i ëmbël sasinë e sheqerit mund ta zvogëloni deri në 1 kg) Dy gota ujë Përgatitja Portokallet zgjidhen të freskëta. Pastrohen nga cipa duke i gërryer me një rende kuzhine. Priten në thelëza të vogla dhe vendosen në një tenxhere duke i lënë që të ziejnë për 10 minuta. Më pas zhvendosen në një enë me ujë të ftohtë dhe lihen aty përreth 2-3 orë. Më pas, vendosen përsëri për t’u zierë derisa të zbuten plotësisht. Pas zierjes së dytë, lihen sërish në ujë të ftohtë, gjatë kësaj kohe AgroWeb.org ju sugjeron që ujin ta ndërroni rreth 2 apo 3 herë në mënyrë që t’u dalë hidhërimi. Pas këtij procesi portokallet e prera dhe të ziera kullohen nga uji dhe lihen mënjanë ndërkohë që përgatitet shurupi. Në një enë hedhim sheqerin dhe ujin dhe e lëmë të ziejë përreth 15 minuta derisa shurupi të jetë gati. Më pas hidhen portokallet dhe vendosen që të ziejnë bashkë me shurupin përreth 10-15 minuta. Lihet të ftohen dhe vendosen që të ziejnë edhe njëherë për 10 minuta me zjarr shumë të ngadaltë. Bëni kujdes gjatë zierjes të përzieni reçelin që të mos ngjitet në fund të tenxheres. Në fund lëreni të ftohet dhe vendoseni në kavanoza të sterilizuar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments