Saturday, November 23, 2024
HomeSHKENCA DHE JETABiskota me miell misri

Biskota me miell misri

Biskotat me miell misri janë të lehta në përgatitje dhe shije. Përgatiten shpejt dhe thjeshtë dhe kanë një shije të mrekullueshme. Janë fantastike për të shoqëruar kafenë apo çajin por edhe lëngje të ndryshime frutash. Ideale për t’u konsumuar në çdo kohë të ditës dhe gjatë përgatitjes mund të kombinohen me mënyra të ndryshme duke shtuar sipas dëshirës arra apo bajame të thërrmuara apo edhe copëza frutash të thata. Gjithashtu receta bazë e këtyre biskotave mund të plotësohet edhe me erëza të tjera aromatike siç është kanella. Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni recetën e thjeshtë të biskotave që përgatiten me miell misri dhe limon, një kombinim jo vetëm i shijshëm por edhe shumë interesant. Përbërësit 200 gramë miell të bardhë 120 gramë miell misri Gjysmë luge çaji me kripë, 1 filxhan çaji me gjalpë pa kripë, 150 gramë sheqer, 1 lugë e gjysmë gjelle me lëkura të grira limoni, 1 vezë, E verdha e një veze, Një majë luge çaji ekstrakt vaniljeje. Përgatitja Si fillim AgroWeb.org ju këshillon të ndizni furrën në 180 °C. Në një tas qelqi të thellë përzieni miellin e misrit, miellin e bardhë dhe kripën. Në një enë tjetër përzieni mirë gjalpin, sheqerin dhe lëkurat e limonit deri sa të përfitoni një masë kremoze dhe të lehtë. Shtoni vezën e plotë dhe më pas të verdhën e vezës tjetër dhe përzjeini mirë me njëra tjetrën. Më pas shtoni vaniljen dhe ekstraktin e limonit sipas dëshirës. Të gjithë përbërësit duhet t’i përzieni mirë dhe në mënyrë të njëjtratshme. Brumin e bistokave mund ta hidhni në një qese pastiçerie dhe sipas formës së përzgjedhur hidheni brumin një e nga një në një tepsi të veshur me letër pjekjeje. Biskotat piqini në furrë për rreth 15-18 minuta deri sa cepat e tyre të jenë në ngjyrë të artë. Gjatë kësaj periudhe, sigurohuni që të rrotulloni tepsinë një herë që të garantoni një pjekje më të mirë. Pasi të jenë pjekur, lërini biskotat të ftohen për 10 minuta dhe më pas servirini.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments