Monday, April 21, 2025
HomeSHKENCA DHE JETAQofte me spinaq

Qofte me spinaq

Kjo recetë e qofteve me spinaq është e lehtë për t’u përgatitur. Kanë një shije mahnitëse dhe mund të shoqërohen me shumë gatime të tjera. Përgatiten me përbërës që mund të gjenden fare lehtë; djathë i bardhë, bukë të thekur dhe vezë. Mund t’i shërbeni si një pjatë më vete, ose për të shoqëruar makaronat me salcë domateje. Duke qenë se shpesh fëmijët nuk e kanë spinaqin të preferuarin e tyre, keni për ta parë që kjo metodë do të kthehet në të parapëlqyerën e tyre. Mund t’i shoqëroni dhe thjeshtë me pak salcë kosi apo dhe me majonezë të përgatitur në shtëpi. Përbërësit 500 g spinaq 3-4 lugë gjalpë 2 gota me bukë të thekur të grirë 1 gotë me djathë të bardhë të thërrmuar Një majë luge çaji me kripë 4 vezë Gjysmë luge çaji me piper të zi Përgatitja Vendosni në zjarr një tenxhere me ujë dhe kur të valojë hidhni gjethet e qëruara dhe të lara të spinaqit. Lini thjeshtë 5 minuta dhe më pas kullojeni duke shtrydhur ujin e tepërt. Në një tas hidhni spinaqin e ngrohtë dhe gjalpin e zbutur në temperaturë ambienti. Shtoni bukën e thekur të grirë, djathin dhe nëse dëshironi mund të shtoni gjysmë qepe të grirë, përzjejini mirë që përbërësit të krijojnë një masë homogjene. Hidhni vezët dhe më pas jepini shije përmes kripës dhe piperit sipas dëshirës suaj. Kontrolloni njëherë nëse djathi ka kripë, pasi t’i shtoni kripën përbërjes. Lëreni të qëndrojë përreth 30 minuta, ndërkohë që ngrohni furrën në 200 gradë Celsius. Përgatisni një tavë duke e lyer me vaj ulliri apo gjalpë. Me ndihmën e një luge çaji krijoni toptha të vegjël me përbërjen e spinaqit. Nëse brumi është pak i ngjitshëm gjatë punës të njomni duart me pak ujë. Në një pjatë hidhni pak bukë të thekur, aty do të rrotulloni topthat me spinaq derisa e gjithë sipërfaqja të jetë e mbuluar. Vendosini në tavë me pak largësi mes tyre. Futini në furrë për t’i pjekur përreth 15 – 20 minuta, ose derisa të jenë mpiksur.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ