Në tremujorin e dytë të këtij viti janë miratuar gjithsej 339 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, nga 347 leje të miratuara në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Instituti i Statistikave (INSTAT) publikoi sot raportin mbi lejet e ndërtimit për tremujorin e dytë të vitit. Referuar të dhënave, sipërfaqja e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa të reja, në tremujorin e dytë 2022, është 661.945 m2, nga 544.127 m2 miratuar në tremujorin e dytë 2021, duke shënuar një rritje prej 21,7 % . Në tremujorin e dytë 2022, vlera e përafërt e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa dhe punime inxhinierike është 25,9 miliardë lekë, nga 23,1 miliardë lekë miratuar në tremujorin e dytë 2021, duke shënuar një rritje prej 12,1 %. Tirana zë vendin e parë sa i takon numrit të lejeve të ndërtimit me 95 të tilla, por edhe s ai takon sipërfaqes për ndërtim me konkretisht 388.073 m2, e pasuar nga Durrësi me 90 leje për një sipërfaqe prej 169.038 m2.https://ata.gov.al/2022/08/31/instat-339-leje-ndertimi-per-ndertesa-te-reja-kryeson-tirana/