Në Prishtinë dhe në Tiranë do të zhvillohen sot protesta kundër rasteve të dhunës ndaj grave dhe vajzave, pas përdhunimit të 11-vjeçares në Kosovë. Protesta në Prishtinë do të zhvillohet në orën 12:00 në sheshin “Zahir Pajaziti”, ndërsa në Tiranë në sheshin “Nënë Tereza”. Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist do të protestojë me kërkesat për mbrojtje dhe siguri nga shteti për vajzat dhe gratë me qëllim që të kërkohet drejtësi në mënyrë që dhunuesit ta marrin ndëshkimin e merituar. Ndërsa të martën është mbajtur edhe një tjetër protestë, me të njëjtin qëllim. Pesë persona kanë abuzuar seksualisht ndaj një të miture, vetëm 11 vjeç në Kosovë. 4 prej autorëve u vunë menjëherë në pranga, ndërsa mesditën e së martës është arrestuar personi i pestë i përfshirë në këtë ngjarje. Pas kësaj ngjarje, ditën e djeshme drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti ka dhënë dorëheqjen.https://ata.gov.al/2022/08/31/dhunimi-i-11-vjecares-proteste-ne-tirane-dhe-prishtine/