Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREZelensky pret misionin e IAEA 

Zelensky pret misionin e IAEA 

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky priti një mision ekspert nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) në Kiev, sipas televizionit publik ukrainas. Ai e quajti mbërritjen e misionit të IAEA në Ukrainë një nga çështjet më të rëndësishme të sigurisë për Ukrainën dhe botën sot. Zelensky bëri thirrje për ”çmilitarizimin e termocentralit bërthamor të pushtuar nga Rusia në Ukrainën jugore, duke thënë se duhet të krijohet një zonë rreth termocentralit”. Ai bëri thirrje gjithashtu për ”transferimin e termocentralit bërthamor nën kontrollin e shtetit ukrainas, si mënyra e vetme për të përjashtuar të gjitha rreziqet bërthamore”. Të udhëhequr nga shefi i IAEA Rafael Grossi, 14 ekspertë planifikojnë të kalojnë vijën e parë për në termocentralin bërthamor dhe të kontrollojnë gjendjen e tij. Rusia dhe Ukraina kanë shkëmbyer akuza për bombardime pranë termocentralit, i cili është termocentrali më i madh bërthamor në Evropë me gjashtë reaktorë.https://ata.gov.al/2022/08/30/kiev-zelensky-pret-misionin-e-iaea-ne-termocentralin-berthamor-te-zaporizhzhya/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments