Ministria e Ekonomisë ka njoftuar se është duke monitoruar nga afër situatën e rënduar energjetike në vend të krijuar si pasojë e krizës energjetike botërore, si dhe pasojat që kjo situatë ka shkaktuar tek sektori i industrisë së vendit. “Duke u bazuar në Udhëzimin Administrativ (MZhE) Nr. 04/2017 mbi Rregullat për Masat Kufizuese të Furnizimit me Energji në Situata Emergjente, si dhe me qëllim të mbrojtjes së konsumatorëve, në veçanti të sektorit të industrisë, Ministria e Ekonomisë ka marrë vendim që konsumatorët me dalje të dedikuara për biznese të hyjnë në listën e konsumatorëve të mbrojtur. Rrjedhimisht, këta konsumatorë që nga fillimi i kësaj jave do të përjashtohen nga reduktimet e energjisë elektrike për aq sa është e mundur nga ana e Furnizuesit të Shërbimit Univerzal (FShU)”, njofton ME. Megjithatë, duke pasur parasysh situatën e rënduar energjetike, ME lut të gjitha bizneset që të kursejnë energjinë dhe të ndërmarrin masat e nevojshme për të evituar rritjen e konsumit. “Rritja e dukshme e konsumit rrezikon ta bëjë të pamundur mbrojtjen e këtyre konshttps://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=615526umatorëve gjatë muajve të dimrit”, thuhet në komunikatën e ME-së.
Konsumatorët e lidhur në linjën e bizneseve mbrohen nga reduktimet
RELATED ARTICLES