Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë periudhës janar-korrik 2022 arritën rreth 6,987 milionë lekë, duke shënuar rritje me 10.14%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021. Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) publikoi së fundmi raportin mbi ecurinë e tregut të sigurimeve, sipas të cilit rritja më e lartë mes produkteve motorrike, vihet re te kartoni jeshil, siguracioni i detyrueshëm për mjetet me targa shqiptare që qarkullojnë jashtë territorit të Shqipërisë. Sipas AMF-së, produkti ”MTPL e brendshme”, në periudhën janar-korrik 2022, pati një rritje prej 6.23% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me një rritje të numrit të kontratave prej 4.48% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Produkti “karton jeshil” në periudhën janar-korrik 2022 pati një rritje prej 40.06% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua nga një rritje të numrit të kontratave prej 56.53% krahasuar me periudhën janar-korrik 2021. Produkti “sigurim kufitar”, në periudhën janar-korrik 2022, pati një rritje 8.65% të vëllimit të primeve të shkruara bruto krahasuar me periudhën janar-korrik 2021. Edhe numri i kontratave u rrit me 15.8%.https://ata.gov.al/2022/08/30/sigurimi-i-detyrueshem-motorik-kartonin-jeshil-me-rritjen-me-te-larte/