Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALETë rinjtë me arsimim profesional

Të rinjtë me arsimim profesional

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro dhe ajo e Ekonomisë dhe Financave Delina Ibrahimaj morën pjesë në prezantimin e një dokumentari të shkollës së Hoteleri-Turizmit në Tiranë. Në këtë aktivitet morën pjesë edhe drejtori i përgjithshëm i AKPA-së, Klevis Hysa, drejtues e stafe të shkollave profesionale, përfaqësues të biznesit, prindër e nxënës. Përmes këtij dokumentari të shfaqur në ambientet e instalacionit “Reja”, Kumbaro dhe Ibrahimaj ndoqën rrugëtimin e kësaj shkolle të rëndësishme si dhe biseduan me vajzat e djemtë që e ndjekin atë. Ministrja thekson se “recepsionisti, baristi, kuzhinieri, pastiçieri, kamarieri e menaxheri i hotelit a restorantit janë profesione të mirëfillta për të cilat kërkohet përgatitja e duhur, por edhe vlerësimi maksimal nga punëdhënësit e sektorit”. “Zemra plot në dokumentarin e shkollës së Hoteleri-Turizmit në Tiranë, jo vetëm për të ndjekur bashkë me Delina Ibrahimaj dhe stafin e Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive, rrugëtimin e kësaj shkolle të rëndësishme, por edhe për të biseduar me vajzat e djemtë ku ndjen me sa shumë pasion e vrull janë përfshirë në turizëm”, u shpreh Kumbaro në një postim në rrjetet sociale. Kumbaro tha se “shifrat tregojnë se plot të rinj që kanë zgjedhur arsimin profesional janë integruar për bukuri në sipërmarrje të suksesshme dhe në brande ndërkombëtare në Shqipëri, por ende ka kërkesë”. “11 janë shkollat profesionale në vend që ofrojnë formim në hoteleri dhe turizëm, por na duhet ende shumë përpjekje për të brumosur rëndësinë e profesionalizmit në Shqipërinë turistike drejt së cilës po shkojmë”, shtoi Kumbaro. Të shtrira në të gjithë vendin, ato përgatisin çdo vit rreth 3 mijë profesionistë në këtë fushë, ku pjesa më e madhe studiojnë në shkollën Hoteleri-Turizëm, Tiranë. Arsimi profesional po shihet nga të rinjtë gjithnjë e më tepër si një mundësi e shkëlqyer për të ardhmen. Gjatë vitit shkollor 2021-2022 në arsimin profesional u regjistruan 18 279 të rinj.https://ata.gov.al/2022/08/30/kumbaro-te-rinjte-me-arsimim-profesional-te-integruar-ne-sipermarrje/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments