Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETARESulmet kibernetike në Malin e Zi

Sulmet kibernetike në Malin e Zi

Në sulmin kibernetik janë investuara 100,000 deri në 2.5 milionë dollarë. Ministri i Administratës Publike, Marash Dukaj, deklaroi se Mali i Zi, që nga 20 gushti, është ekspozuar sulmit më të madh ndaj sistemit informativ, sulm ky që ende po vazhdon. Ai tha se Mali i Zi ka mbështetje të madhe nga partnerët e tij në luftën kundër sulmeve kibernetike dhe falënderoi shërbimet e SHBA-ve, Britanisë dhe Francës. “Do të përfshihen shumë shpejt dhe do të na ndihmojnë që sa më shpejt të dalim nga ky problem”, tha Dukaj. Ai u shpreh se nga e gjithë kjo duhet nxjerrë një mësim, sepse vitet e fundit nuk është investuar mjaftueshëm në sigurinë kibernetike. “Duhet të mbajmë ekspertë në sistem”, tha ministri. Dukaj ka përsëritur se të dhënat personale të qytetarëve ruhen në të gjitha aspektet – personale dhe bankare. Ai po ashtu ka bërë të ditur se po punohet për sanimin dhe vlerësimin e dëmeve. Ministri ka bërë të ditur se nuk ka pasur kërkesë për blerje të të dhënave të komprometuara, ndërsa Agjencia e Sigurisë Kombëtare, siç tha Dukaj, ka indikacione se këto sulme vijnë nga Rusia.https://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=615505

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments