Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell e konsideron si më të vështirën çështjen e targave mes Kosovës dhe Serbisë. Në një intervistë për REL ai thotë se kjo çështje duhet të zgjidhet duke kuptuar pozicionet e të dyja vendeve. Ai shton se është duke nxitur një propozim që mund ta pranojnë të dyja palët. Borrell në këtë intervistë flet edhe për mundësinë e pezullimit të lehtësimit të vizave për rusët, për sanksionet e reja të mundshme kundër Rusisë, për një mision këshillues ushtarak të BE-së në Ukrainë e çështje të tjera.https://lajme.rtsh.al/artikull/marreveshja-kosove-serbi-borrell-ceshtja-e-targave-me-e-veshtire-per-t-u-zgjidhur