Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti kanë zhvilluar sot homazhe para obeliskut për personat e pagjetur në Prishtinë. Për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Personave të Pagjetur homazhe ka bërë edhe ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier bashkë me familjarë të të zhdukurve dhe ministrat e kabinetit qeveritar. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas homazheve tha se Beogradi duhet të hap arkivat dhe të merret vesh e vërteta për më të dashurit tanë. “Si institucione kemi përgjegjësi të bëjmë gjithçka që mundemi dhe dimë që sa më parë të zbardhet fati i të pagjeturve dhe që me faktorët ndërkombëtarë të bëjmë trysni që në Beograd te hapën arkivat. Përveç qe duhet të hapën arkivat (në Beograd), edhe prokuroria tek ne duhet të jetë shumë më aktive, gjyqësori shumë më efikas, sepse deri tek e vërteta arrihet edhe nëpërmjet drejtësisë, nëpërmjet kërkimit të përgjegjësisë prej atyre të cilët i vranë, i varrosen, i zhvarrosen, i dërguan në Serbi , i varrosen atje dhe më pas ku u zhvarrosen nga ato pesë varreza masive qe mbase ka edhe më shumë se aq”, tha Kurti.https://ata.gov.al/2022/08/30/kurti-per-te-pagjeturit-beogradi-te-hap-arkivat-e-prokuroria-ne-prishtine-te-jete-me-aktive/
Beogradi të hap arkivat e prokuroria në Prishtinë të jetë më aktive
RELATED ARTICLES