Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEShkollat gati për vitin e ri mësimor

Shkollat gati për vitin e ri mësimor

Në bashkinë e Durrësit gjithçka është gati për vitin e ri shkollor. Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako tha sot se “përveç shkollave të reja me standarde evropiane që janë ndërtuar, gjatë muajve të verës kemi marrë të gjitha masat që edhe shkollat dhe kopshtet ekzistuese të kenë standardet më të mira për mësimdhënien”. “Në të gjitha ato shkolla ku është e nevojshme janë kryer riparime të ndryshme, lyerje, mirëmbajtja, pajisja me bazë materiale si dhe vendosja e sinjalistikave përkatëse”, theksoi Sako në një postim në rrjetet sociale. Sako u shpreh se në këtë mënyrë edhe në këto godina shkollore procesi mësimor do të kryhet në kushte komode, pasi ato janë në funksion të plotë dhe të gatshme të mirëpresin nxënësit dhe stafin pedagogjik. Viti i ri shkollor 2022-2023 për të gjithë arsimin parauniversitar fillon më 12 shtator 2022. Në të gjitha bashkitë gjatë sezonit të verës është punuar për përmirësimin e kushteve në shkolla dhe pastrimin e tyre.https://ata.gov.al/2022/08/30/sako-shkollat-gati-per-vitin-e-ri-mesimor/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments