Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIEnergjia elektrike dhe Shqipëria

Energjia elektrike dhe Shqipëria

Nuk ka ndodhur ndonjëherë më parë, enegjia elektrike është rritur me 15 herë në bursat europiane, krahasuar me periudhën e paraluftës. Sot Shqipëria importon energji duke shpenzuar deri në 300 milionë euro dhe duke mos rritur çmimin për konsumatorët familjarë dhe biznesin e vogël dhe të mesëm.    Asnjëherë bursat europianë nuk kishin këtë pamje. Shikoni Bursën e  Hungarisë, ku Shqipëria detyrohet të blejë energji elektrike.Vetëm brenda një dite çmimit në bandë rriten me rreth 35 për qind pra nga 542 në 731 euro për një megavatorë, ndërsa rritja më e konsiderueshme është ne periudhën e pikut kur rritja është me 43 për qind, pra nga 560 në 803 euro për megavatorë. Një çmenduri e tillë çmimesh vërtetohet në pothuajse të gjitha vendet europiane. Vini re se si ka lëvizuar ky çmim në diusa prej vendeve europiane, me të dhënat që ka siguruar ditën e hënë televizioni shqiptar. KJo është harta e çmimeve për datën 29 gusht 2022, Në HUngari sipas këtij grafiku energia kuotohet në çmimin 730 Euro për megavat, në Kroaci me 742 Euro, në Itali me 678 Euro, Serbia ka një rritje brenda ditës nga 333 euro për një mega në 699 euro për të njëjtën njësi. Shikoni grafikët sipas shteteve, të cilët ndryshojnë edhe ndërsa transmetohet kjo kronikë.

E njëjta panorama shfaqet në pothuajse të gjitha vendet europiane. Kjo do të thotë se Europa do të kalojë një dimër të vështirë, për shkak të dy faktorëve,  shtrenjtimit të gazit dhe të energjisë në rekorde të papara ndonjëherë.

Për Shqipërinë, janë të njëjtat vështirësi.  Vendi ynë, në varësi të rezervave hidrike, ka importuar nga  deri në 50% të nevojave të saj energjetike. Për tremujorin e parë të vitit 2022, sipas INSTAT, nga importi u sigurua 30% e energjisë në dispozicion, nga 4% që ishte kjo peshë në të njëjtën periudhë të një  viti më parë! Sipas burimeve nga KESH sha, për muajt janar – gusht, janë shpenzuar gati 300 milionë euro për të blerë energji nga importi. Për pothuajse të njëjtën periudhë të një viti më parë u shpenzuan vetëm 7 milionë euro.

Për vitin 2022 janë parashikuar në buxhet 28 miliardë lekë (230 milionë euro) për të garantuar furnizimin me energji, nga të cilat 20 miliardë lekë janë subvencione dhe 8 miliardë lekë janë interesa për kredi me garanci sovrane. Qeveria ka hartuar dhe miratuar Aktin Normativ të 12 për këtë vit dhe ka marrë përsipër të mbulojë me paratë e taksapaguesve rritjen e çmimit të energjisë, duke shkurtuar shpenzimet në sektorë të tjerë, në mënyrë që të mos e lërë vendin në errësirë. Por tani nuk është më koha e mungesës së parave në buxhet, vështirësia në sigurimin e energjisë është një tjetër problem, krahas çmimit të lartë.https://lajme.rtsh.al/artikull/energjia-elektrike-dhe-shqiperia-qeveria-ka-planifikuar-ne-buxhet-28-miliarde-leke-vetem-per-import-

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments