Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njoftoi sot se në 24 orët e fundit u kryen 309 testime për COVID-19, nga të cilët 56 qytetarë rezultuan të infektuar, ka pasur një humbje jete dhe 370 të shëruar. Në informacionin për situatën në 24 orët e fundit, MSHMS bëri të ditur se rastet e reja me COVID-19, rezultuan në këto bashki: 16 në Tiranë, 7 në Kavajë, nga 4 qytetarë në Durrës, Lushnjë, Gjirokastër, Kolonjë, 3 në Pogradec, nga 2 qytetarë në Vorë, Dibër, Vlorë, Këlcyrë, nga 1 qytetar në Shkodër, Lezhë, Divjakë, Mallakastër, Selenicë, Gramsh. Janë 3222 qytetarë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID 3 po marrin trajtim 16 pacientë. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me Sars-Cov-2: një qytetar nga Berati 69 vjeç. Janë shëruar 370 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 320,621 që nga fillimi i epidemisë. Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anti-Covid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.https://ata.gov.al/2022/08/29/covid-19-mshms-56-te-infektuar-dhe-1-humbje-jete-ne-24-oret-e-fundit/
MSHMS: 56 të infektuar dhe 1 humbje jete në 24 orët e fundit
RELATED ARTICLES