Është shtyrë nisja e raketës së NASA drejt Hënës. Nëse nisja e raketës së njohur si Sistemi i Nisjes Hapësinore (SLS) nuk do të ndodhë ditën e sotme, do të shtyhet në datat rezervë 2 dhe 5 shtator. Shkak është bërë një çarje në rezervuarin e brendshëm, pjesa e raketës që lidh rezervuarët e hidrogjenit të lëngshëm dhe oksigjenit të lëngshëm. Ekziston gjithashtu një problem me një nga katër motorët e mëdhenj RS-25, të cilin ekipi po punon për t’i rregulluar. Zyrtarët e NASA-s, megjithatë, kanë shprehur besimin se ngritja do të bëhet në një nga tre datat e planifikuara. Artemis ishte planifikuar fillimisht të nisej në orën 08:33 me orën lokale nga Qendra Hapësinore Kennedy në Florida, dhe është shtyrë për në orën 10:33 me kohën lokale. Detyra e tij do të jetë të shtyjë një kapsulë provë, të quajtur Orion, larg Tokës. Kjo anije kozmike do të rrotullohet rreth Hënës në një hark të madh përpara se të kthehet në shtëpi pas gjashtë javësh.https://lajme.rtsh.al/artikull/carje-ne-rezervuarin-e-brendshem-shtyhet-nisja-e-raketes-se-nasa-drejt-henes-
Çarje në rezervuarin e brendshëm, shtyhet nisja e raketës së NASA drejt Hënës
RELATED ARTICLES