Anija kozmike “Artemis 1” e NASA-s, e cila do të niset nga “Qendra Hapësinore Kennedy” në Florida, të hënën në mëngjes me orën bullgare, përfshin 14 kamera imazherie të hapësirës ajrore të prodhuara nga bullgarë, njoftoi sot themeluesi, presidenti dhe CEO i “Imperx”, Dr. Petko Dinev. Pajisjet janë prodhuar nga kompania “Imperx”, dhe i përkasin linjës “Bobcat” të cilat funksionojnë në një interval temperaturash nga – 40 C deri në +85 C, duke u rezistuar dridhjeve të forta dhe një përshpejtimi 100 herë më të lartë se ai i Tokës. Kamerat janë projektuar për të monitoruar funksionimin e motorëve, sistemet e karburantit dhe ndarjen e kapsulës së ekuipazhit “Orion” gjatë fluturimit të parë si pjesë e misionit “Artemis 1” në Hënë. Të gjithë komponentët dhe puna përgatitore u kryen në Bullgari dhe më pas kamerat u montuan nga bullgarët në zyrën e “Imperx” në Boca Raton, Florida. “Me krenari mund të themi se këto janë prodhime të trurit dhe duarve bullgare”, tha Dinev. Kompania “Imperx” është projektuesi dhe prodhuesi lider i kamerave dixhitale me performancë dhe cilësi të lartë, për aplikacione të ndryshme industriale, tregtare, ushtarake dhe të imazheve të hapësirës ajrore, duke përfshirë biometrikën, hartën ajrore, mbikëqyrjen, menaxhimin e trafikut, imazhe shkencore dhe mjekësore, sigurinë e vendit dhe eksplorimin i hapësirës.https://ata.gov.al/2022/08/29/nasa-nis-anijen-kozmike-orion-si-pjese-e-misionit-artemis-1-ne-hene/
NASA nis anijen kozmike “Orion”
RELATED ARTICLES