Abdyl Frashëri ishte një nga aktivistët kryesorë të Kuvendit të Prizrenit që u formua për të mbrojtur copëtimin e trevave shqiptare, si pasojë e firmosjes së Traktatit të Shën Stefanit (1878) dhe mbrojti idenë e bashkimit të trevave shqiptare në një vilajet, në kuadër të Perandorisë Osmane. Gjatë Kongresit të Berlinit, në emër të Lidhjes, së bashku me Mehmet Ali Vrionin, zhvilloi takime me përfaqësues të Fuqive të Mëdha në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve. Më 29 gusht të vitit 1839 lindi në Frashër të Përmetit, Abdyl Frashëri, patriot dhe një nga veprimtarët më të rëndësishëm të Rilindjes kombëtare. U shqua si personalitet politik gjatë Krizës Lindore, në shekullin XIX. Në Parlamentin e Parë Osman të vitit 1877 hyri si deputet i Janinës, u zgjodh kryetar i Komitetit të Janinës (1877) dhe në dhjetor të po këtij viti u zgjodh kryetar i Komitetit të Stambollit, që u formua për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve nën Perandorinë Osmane. Abdyl Frashëri ishte një nga aktivistët kryesorë të Kuvendit të Prizrenit që u formua për të mbrojtur copëtimin e trevave shqiptare, si pasojë e firmosjes së Traktatit të Shën Stefanit (1878) dhe mbrojti idenë e bashkimit të trevave shqiptare në një vilajet, në kuadër të Perandorisë Osmane. Gjatë Kongresit të Berlinit, në emër të Lidhjes, së bashku me Mehmet Ali Vrionin, kreu takime me përfaqësues të Fuqive të Mëdha në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve. Në qeverinë e drejtuar nga Ymer Prizreni (1881), Abdyl Frashëri mori përgjegjësinë e ministrit të Punëve të Jashtme. Në prill të këtij viti u arrestua. Në gjyqin që u bë në Prizren u dënua me vdekje, por më pas ky vendim u kthye në burgim të përjetshëm. Pasi kreu tre vjet dënim në burgun e kalasë së Prizrenit, u dërgua me qëndrim të detyruar në Ballëkesir dhe në Bandërma. Në vitin 1886 lihet i lirë me kushtin që të mos merret me politikë dhe u caktua anëtar i këshillit të qytetit të Stambollit. Më 11 tetor 1892 ndërroi jetë në Stamboll. Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave sjell një portret të tij, dokumentin e dekretit të vitit 1962, për vlerësimin e tij si figurë patriotike, si edhe vendimin e vitit 1978 për sjelljen e eshtrave të tij në atdhe.https://ata.gov.al/2022/08/29/abdyl-frasheri-nje-nga-veprimtaret-me-te-rendesishem-te-rilindjes-kombetare/