Kancelari gjerman, Olaf Scholz i cilësoi planet për investime të reja në mbrojtjen ajrore të vendit si një fitim i sigurisë për Evropën në tërësi. “Ne kemi shumë punë për të bërë në Evropë kur bëhet fjalë për mbrojtjen kundër kërcënimeve ajrore dhe të hapësirës. Kjo është arsyeja pse ne në Gjermani do të investohet më shumë në mbrojtjen ajrore gjatë viteve në vijim”, tha ai në një fjalim në Pragë. “Plani për mbrojtjen ajrore do të projektohet në mënyrë të tillë që fqinjët tanë evropianë të mund të përfshihen nëse dëshirojnë”, tha Scholz. “Jo vetëm që një sistem mbrojtjeje i zhvilluar bashkërisht në Evropë do të ishte më efikas dhe me kosto efektive por ai do të ishe gjithashtu një fitim i sigurisë për Evropën në tërësi”, tha aihttps://ata.gov.al/2022/08/29/prage-scholz-njofton-investime-te-medha-ne-mbrojtjen-ajrore/