Dekani i Fakultetit të Ekonomisë, Dhori Kule deklaroi sot se “këtë vit të ri akademik do të jepen diploma të zhvillimit të mësimit në gjuhën angleze”. Në një deklaratë për mediet, Kule tha se “maturantët do shprehin preferencë, nëse duan të ndjekin mësimin në gjuhën angleze apo shqipe”. Kule bëri të ditur se “45% e të gjithë maturantëve të Shqipërisë kanë aplikuar në fakultetin e Ekonomisë, tregues ky i interesit dhe zgjedhjes prioritare për fakultetin dhe këtë zgjedhje ua imponon tregu i punës”. Sipas tij, ata që mbarojnë Fakultetin e Ekonomisë kanë siguri maksimale për gjetjen e punës dhe sistemimin në tregun e punës. Kule informoi se “viti i ri akademik fillon më 17 tetor, ndërsa procedura e sistemit të maturantëve është deri në mes të nëntorit. Shkolla në universitetet shqiptare duhet të nisë më shpejt. Maksimumi në mes të tetorit që të mos rrimë në korrik në vapë të bëjmë provime”. Sa i përket regjistrimeve, Kule tha se “Fakulteti i Ekonomisë ka 1200 kuota për 4 degët që kemi ne. Nëse regjistrohen ditën e parë të gjithë, mbeten 307 vende bosh sepse janë fitues të shpallur në disa degë”. “Do ju bëja thirrje maturantëve që të mos shqetësohen nga shpalljet e para, të presin zbritjen e listës, niveli është shumë i lartë”, tha Kule. Fakulteti i Ekonomisë publikoi në 26 gusht listat e maturantëve fitues që do të mund të vazhdojnë studimet në 4 degë të ndryshme në këtë fakultet. Në datën 2 shtator fillojnë regjistrimet e kandidatëve fitues, pranë Fakultetit të Ekonomisë.https://ata.gov.al/2022/08/29/kule-disa-faza-per-regjistrim-ne-fakultetin-ekonomik/
Disa faza për regjistrim në Fakultetin Ekonomik
RELATED ARTICLES