Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREG7 mirëpret misionin e ekspertëve të IAEA 

G7 mirëpret misionin e ekspertëve të IAEA 

Vendet e G7 kanë mirëpritur vizitën e afërt të një ekipi ekspertësh ndërkombëtarë në centralin bërthamore në Zaporizhia të pushtuar nga Rusia, në Ukrainën jugore. Grupi i Drejtuesve të G7 tha në një deklaratë se ata ishin thellësisht të shqetësuar nga kërcënimi serioz, që kontrolli i vazhdueshëm i objekteve bërthamore të Ukrainës nga forcat e armatosura ruse, mund të paraqesi për sigurinë këtyre objekteve. “Këto veprime rrisin ndjeshëm rrezikun e një aksidenti apo incidenti bërthamor dhe rrezikojnë popullsinë e Ukrainës, shtetet fqinje dhe komunitetin ndërkombëtar”, tha G7. G7 tha se ekipit të ekspertëve duhet t’i lejohet aksesi në objektet dhe personelin ukrainas në mënyrë të sigurt dhe pa pengesa. Ekspertët nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) u caktuan të vlerësojnë dëmtimin fizik të centralit, të përcaktojnë funksionalitetin e sistemeve të sigurisë, të vlerësojnë kushtet e personelit dhe të kryejnë masa mbrojtëse emergjente.https://ata.gov.al/2022/08/29/berlin-g7-mirepret-misionin-e-eksperteve-te-iaea-ne-centralin-berthamore-ne-zaporizhia/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments