Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEBashkia BELSH

Bashkia BELSH

Bashkia e re e Belshit kufizohet në veri me bashkinë Peqin, në lindje me bashkinë Cërrik, në jug me bashkinë Kuçovë dhe në perëndim me bashkinë Lushnje. Kryeqendra e Bashkisë është qyteti i Belshit. Sipas Censusit të vitit 2011, kjo bashki numëron 19.503 banorë, ndërkohë që sipas Regjistrit Civil kjo bashki ka një popullsi prej 32.389 vetë dhe densitet prej 168.88 banorë për km². Sipërfaqja e bashkisë së re është 196.44 km2. Kjo bashki përbëhet nga 5 njësi administrative.

Bashkia e re ka nën administrimin e saj një qytet dhe 34 fshatra. Bashkia e re e Belshit shtrihet pothuajse tërësisht në pllajën kodrinore karstike të Dumresë, një zonë kodrash të buta me bazë gëlqerore mbi të cilat është krijuar një panoramë piktoreske me 85 liqene karstike me një sipërfaqe të përgjithshme prej 14.2 km2. Kodrat e Dumresë qenë në përgjithësi të mbuluara me pyje dushku.

Belshi është një bashki tërësisht rurale me produkte të diversifikuara nga blegtoria te zarzavatet dhe bostanoret, por një numër fermerësh janë përqendruar te kultivimi i duhanit, për të cilin janë specializuar. Gjithashtu në zonën e Kosovës ka burime të mermerit të kuq dhe gipsit.

Previous article
Next article
RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments