Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETARENATO-SHBA rrisin praninë në Arktik

NATO-SHBA rrisin praninë në Arktik

Duke pasur parasysh rritjen e aktivitetit ushtarak të Rusisë në rajonet e saj të Arktikut, NATO dhe qeveria e SHBA-së kanë sinjalizuar synimin e tyre për t’u bërë më aktivë në veriun e largët. “NATO duhet të rrisë praninë e saj në Arktik,” tha sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg për gazetën gjermane “Welt am Sonntag”, duke shtuar se Moska ishte në procesin e rihapjes së bazave të epokës sovjetike në territoret e saj të Arktikut dhe vendosjes së armëve të reja moderne, si raketat hipersonike atje. “Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi dje se do të emëronte për herë të parë një ambasador të posaçëm për rajonin e Arktikut. Plani, i cili pritet ende të miratohet nga Senati, synon të promovojë interesat dhe bashkëpunimin amerikan me aleatët dhe partnerët në Arktik”, thuhet në një deklaratë të Departamentit të Shtetit. Rajoni i Arktikut përfshin territore që i përkasin Rusisë, SHBA-së, Kanadasë, Danimarkës, Finlandës, Islandës, Norvegjisë dhe Suedisë.https://ata.gov.al/2022/08/28/bruksel-nato-shba-rrisin-pranine-ne-arktik/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments