Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALEPolicia shpëton turisten nga Peruja në “Ujëvarën e Sotirës”

Policia shpëton turisten nga Peruja në “Ujëvarën e Sotirës”

Një turiste nga Peruja është shpëtuar ditën e sotme në vendin e quajtur “Ujëvara e Sotirës” në Gramsh pasi kishte ngecur mes shkëmbinjve dhe rrezikonte jetën. Policia e Shtetit bën të ditur se menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh dhe shërbimet mbështetëse, janë nisur në drejtim të zonës ku kishte mbetur e bllokuar turistja. Si rezultat i reagimit të menjëhershëm dhe punës së mirorganizuar, punonjësit e Policisë kanë bërë të mundur nxjerrjen e turistes nga terreni i vështirë ku ishte bllokuar, të cilës, më pas, i është ofruar shërbimi mjekësor dhe aktualisht ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Policia e Elbasanit fton qytetarët që për çdo rast nevoje për ndihmë të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.https://ata.gov.al/2022/08/27/policia-shpeton-turisten-nga-peruja-ne-ujevaren-e-sotires/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments