Mungesa e çipave do të vazhdojë deri në vitin 2023

0
18

Po prisni që çmimet për veturat e reja dhe të përdorura të ulen? Ju mund të duhet të prisni disa vite të tjera. Kështu së paku thuhet në një shkrim të Newsweek. Sipas shkrimit në fjalë, prodhuesit e automobilave kanë duruar ndërprerje të mëdha të zinxhirit të furnizimit për dy vjet tani. Dhe mungesa e çipave gjysmëpërçues dhe komponentëve të tjerë, si dhe pandemia globale, ka çuar në ndalimin e prodhimit, vonesat dhe mungesat e inventarit që kanë tronditur tregjet e makinave të reja dhe të përdorura. Por kur pritet të përfundojë kjo? CEO i BMW, Oliver Zipse, tha kohët e fundit se ai pret që mungesa e çipave të mbetet problem edhe në vitin 2023. CEO i Ford-it Jim Farley gjithashtu ka thënë së fundmi se problemi ka të ngjarë të vazhdojë edhe vitin e ardhshëm.