Monday, October 28, 2024
HomeSOCIALERritja e çmimeve të gazit natyror trondit Evropën

Rritja e çmimeve të gazit natyror trondit Evropën

Teksa çmimi i energjisë ka kapur shifra marramendëse, dhe Europa ndodhet përballë rrezikut të një ndërprerjeje totale të mundshme në çdo moment të rrjedhës së gazit natyror rus , presidenca çeke e Këshillit të BE-së ka thirrur një takim të jashtëzakonshëm të Ministrave të Energjisë të Bashkimit Evropian, ku do të diskutohet mbi masat për t’u përballur me këtë krizë të thellë. Duke njoftuar thirrjen e një takimi të ministrave të energjisë, Kryeministri i Republikës Çeke dhe presidenti i Këshillit të BE-së për semestrin aktual, Petr Fiala, tha se “duhen marrë masa specifike emergjente për të përballuar situatën në sektorin e energjisë”. Mbetet për t’u shpallur data e takimit, ndërsa mund të vijojë më pas edhe me një Samit të jashtëzakonshëm. Përpara një dimri të ashpër, qeveritë në kryeqytetet evropiane po marrin masa për të kursyer energjinë dhe për të mbështetur financiarisht konsumatorët pasi çmimet e energjisë thyejnë rekorde të njëpasnjëshme, ndërsa në të njëjtën kohë i drejtohen vendeve të treta në kërkim të zgjidhjeve alternative për furnizimin me energji. Presidenti francez Emmanuel Macron i është drejtuar Emirateve të Bashkuara Arabe, kryeministri italian Mario Draghi në Algjeri dhe presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen, në emër të BE-së, në Azerbajxhan.https://lajme.rtsh.al/artikull/rritja-e-cmimeve-te-gazit-natyror-trondit-evropen-presidenca-ceke-therret-takim-urgjent-te-ministrave-te-energjise

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments