Numri i udhëtarëve që kanë hyrë dhe dalë në portin e Durrësit në muajt janar-korrik 2022, ka shënuar rritje prej 19% në krahasim me vitin e kaluar. Autoriteti Portual Durrës bëri të ditur për ATSH-në se “nga muaji janar, deri në korrik 2022 janë përpunuar 187,787 pasagjerë, në hyrje 150,669 pasagjerë dhe në dalje 338,456”. Sipas APD-së, në korrik 2022 janë përpunuar 115,158 pasagjerë, ose 9% më shumë se muaji korrik 2021. Vetëm mesditën e sotme me tragetin Durrës-Bari janë përpunuar 3370 pasagjerë dhe 845 automjete, ndërsa drejt Ankonës 562 pasagjerë dhe 145 automjete. Janë dhe 3 tragete në mbrëmje që kanë planifikuar lundrim drejt Barit. APD ka në dispozicion për përpunim, 26 sportele, 16 për mjete dhe 10 për pasagjerët.
19% më shumë udhëtarë në krahasim me vitin e kaluar
RELATED ARTICLES