Ministria e Shëndetësisë e Kosovës njoftoi sot se në 24 orët e fundit nuk ka pasur humbje jete dhe u shënuan 188 infektime të reja me COVID-19. Rastet e reja rezultuan nga 972 testime. 483 persona që kanë fituar betejën me COVID-19. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 265.433 ndërsa numri i rasteve aktive është 2.254. Sa i përket procesit të vaksinimit, në 24 orët e fundit janë dhënë 45 doza, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.835.455 doza të vaksinës. Deri më sot 824.477 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.https://ata.gov.al/2022/08/26/kosove-188-raste-te-reja-me-covid-19/