Natyra gjithmonë ofron pamje sa mahnitëse aq edhe misterioze. Nga Europa, në Lindjen e Mesme, Afrikë, Amerikë dhe Azi ja disa nga pyjet më magjike në botë, pamjet e të cilave janë sa mahnitëse aq edhe sureale.
Pylli Kuver Tree, Namibi: Degët e pemës përdoren për të bërë një enë për mbajtjen e armëve si shigjeta ose shtiza. Ky pyll ka rreth 250 pemë dhe është një nga të paktët që është rritur spontanisht.
Parku Kombëtar Daintree, Australi: Gjethet e palmës australiane rriten deri në 2 m dhe formojnë një rreth afërsisht të përsosur. Këto gjethe mund të përdoren për kashtë dhe mbështjellë ushqimin.
Pylli i Gjakut të Dragoit, Jemen: Pemët janë përshtatur me klimën dhe terrenin shkëmbor. Këto pemë kanë formën e çuditshme të çadrës dhe kur pritet një degë nga ajo del një rrëshirë e kuqe që e bën të duket si gjak.
Eukalipt ylber, Hawai: Pema eukalipt me ngjyra krijojnë pamjen si ylber dhe është i vetmi specie eukalipt që rritet në pyjet tropikale.
Pylli i Shtrembër, Poloni: Nuk dihet pse 400 pishat në këtë korije përkulen në një mënyrë kaq misterioze.