Një studim i bërë nga Shoqëria Zoologjike e Londrës dhe Akademia Kineze e Shkencave ka zbuluar zhdukjen e Dugong, gjallesës së butë që prej qindra vitesh qëndronte në ujërat jugorë të Kinës. I njohur si gjigandi më i butë i oqeanit, sjellja e ngadaltë dhe e qetë e Dugong ka të ngjarë ta ketë bërë atë të prekshëm ndaj mbipeshkimit dhe aksidenteve të transportit detar. “Zhdukja e mundshme e Dugong në Kinë është një humbje shkatërruese. Kjo është zhdukja e parë e një gjitari të madh në ujërat bregdetare të Kinës”, tha Prof Samuel Turvey, nga Shoqëria Zoologjike e Londrës (ZSL), raporton CNN. Dugong, i cili është shumë i varur nga një dietë me bar deti, është klasifikuar si një “kafshë e mbrojtur” që nga viti 1988 nga Këshilli Shtetëror i Kinës. Dugong është një karakter unik i detit. Me peshë pothuajse gjysmë ton, është i vetmi gjitar detar vegjetarian. “Habitatet e tyre detare janë degraduar me shpejtësi nga njerëzit dhe megjithëse përpjekjet për restaurim dhe rikuperim janë një prioritet kyç në Kinë, restaurimi kërkon kohë që Dugonët mund të mos e kenë më”, thuhet në raport.https://lajme.rtsh.al/artikull/studimi-zhduket-nga-ujerat-jugore-te-kines-gjigandi-i-bute-dugong