Friday, March 14, 2025
HomeSOCIALENë shtator paketa e dytë mbështetëse për qytetarët për rritjen e çmimeve

Në shtator paketa e dytë mbështetëse për qytetarët për rritjen e çmimeve

Në shtator do të prezantohet paketa e dytë mbështetëse për qytetarët për shkak të krizës dhe rritjes së çmimeve. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj tha se pensionistët dhe familjet në nevojë do të marrin subvencionin për çmimet e rritura të produkteve të shportës njësoj si me paketën e parë. “Paketa e dytë do bëhet publike në shtator, dhe do jetë pothuajse e njëjtë me paketën e parë. Ka pasur ngadalësim të investimeve këtë vit prandaj ne morëm përsipër një pjesë së kostove të ndërtuesve të kontratave publike. Detajimi i paketës së dytë do të bëhet me VKM dhe do të përfshijë muajit në vijim”, tha Ibrahimaj. Inflacioni në Shqipëri për muajin korrik është rritur duke shkuar në 7.5 %, por që sipas ministres së Ekonomisë, Delina Ibrahimaj është më i ulët se vendet e rajonit. Shkak i rritjes së inflacionit ndikon kriza ekonomike botërore e ndikuar nga agresioni rus dhe rrija e karburanteve. Ministrja Ibrahimaj u shpreh se edhe pavarësisht krizës, vendi ka pësuar rritje ekonomike në tremujorin e dytë dhe të tretë. Produktet që kanë pësuar më shumë rritje janë ushqimet dhe transporti për shkak të rritjes së karburanteve, por pavarësisht kësaj tha Ibrahimaj importet dhe eksportet kanë pasur rritje në vlerë, por janë ulur në volum. “Ekonomia është ndikuar nga agresioni rus që ka prekur zinxhirët e ekonomisë, në tregti si dhe në rritjen e inflacionit. Nga të dhënat që kemi na është treguar se ka pasur rritje ekonomike në tremujorin e dytë dhe të tretë. Kjo rritje na ka shtyrë për të mbështetur rritjen e konsumit. Ndërthurja e të gjitha politikave së bashku me mbështetjen ka sjellë që deri tani ekonomia shqiptare të ketë një performancë pozitive dhe inflacioni të jetë i kontrolluar. Inflacioni në Shqipëri është ndjeshëm më ulët se vendet e Rajonit. Në 7 mujorin e parë të vitit inflacioni ka qenë 5.3%. Shqipëria me një inflacion 7.5% në muajin korrik është ndjeshëm më ulet nga vendet e rajonit. Elementi që ka ndikuar më së shumti në rritjen e çmimit të kostove të shqiptarëve janë ushqimet dhe pijet dhe kostot e transportit. Deri më tani ekonomia ka pasur performancë pozitive dhe inflacionin të jetë i kontrolluar, kjo falë masave dhe subvencioneve të dhëna nga qeveria. Ushqimet dhe pijet janë shtrenjtuar më shumë gjatë muajit korrik, ndjekur edhe nga kostot e transportit. Importet në vlerë janë rritur me 24%, ndërsa në volum ka pasur një ulje te importeve me 8%. Kemi pasur ecuri negative të ndikuar nga karburantet për shkak të çmimeve të larta. Kemi pasur rritje të eksporteve me 40% në vlere dhe në volum janë ulur me 5%.”, tha Ibrahimaj. Lidhur me sezonin turistik, ministrja Ibrahimaj tha se ky sezon ka qenë më i mirë se vitin e kaluar çka ka reflektuar në rritjen e vendeve të punës me 15108 më shumë se në 2022 në të njëjtën periudhë.https://lajme.rtsh.al/artikull/ibrahimaj-ne-shtator-paketa-e-dyte-mbeshtetese-per-qytetaret-per-rritjen-e-cmimeve

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ