Bajpasi i Gjirokastrës zgjidh problemin e trafikut në Pazarin e Gjirokastrës, duke e shndërruar atë në një zonë për këmbësorët, pa cënuar autenticitetin dhe karakterin e zonës së ndërhyrjes.Projekti i shumëpritur ndikon në mënyrë direkte rreth 4400 banorë, përpos numrit gjithnjë e në rritje të vizitorëve, duke rritur gjithashtu sigurinë dhe funksionalitetin në shërbim të komunitetit. Ndërhyrja mbron dhe nxjerr në pah vlerat e zonës historike.

Ndërtimi i Bajpasit është pjesë e një “ansambli arkitekturor” që po realizohet bashkë me projekte të tjera në zbatim nga FSHZH si sheshi “Çerçiz Topulli”, Sistemi i Muzeve dhe Restaurimi i Shtigjeve përgjatë tyre, hapësirat mbështetëse dhe godina e parkimit. Këto investime do të ndikojnë në përmirësimin e kushteve të jetesës, duke ndihmuar njëkohësisht dhe industrinë e turizmit për të sjellë një zhvillim ekonomik dhe social në çdo rajon të vendit.https://ata.gov.al/2022/08/26/rama-bajpasi-i-gjirokastres-cliron-zonen-historike-nga-makinat/