Tuesday, July 8, 2025
HomeSOCIALEPlan i ri Kombëtar për Emergjencat Civile

Plan i ri Kombëtar për Emergjencat Civile

Shqipëria së shpejti do të ketë Planin e ri Kombëtar të Emergjencave Civile, që përditëson planin aktual, i hartuar që në vitin 2004. Me mbështetjen e projektit “Forcimi i aftësive ripërtëritëse në Shqipëri”, RESEAL, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile e drejtuar nga Haki Çako ka nisur punën për hartimin e këtij dokumenti jetik. Procesi i konsultimeve do të udhëhiqet nga një ekip me ekspertë vendas e të huaj ku do të zhvillohen takime me te gjithë aktorët dhe asistojnë grupin ndërinstitucional të punës i ngritur për përgatitjen e Planit të Ri Kombëtar të Emergjencave Civile. Plani i ri Kombëtar i Emergjencave Civile bëhet në vijim të punës dhe pas përfundimit të 2 dokumenteve po aq jetik për vendin si Strategjia Kombëtare e Zvogëlimit të Riskut dhe Plani Veprimit si dhe Dokumenti Kombëtar i Vlerësimit të Riskut. Projekti RESEAL po mbështet sistemin e mbrojtjes civile në nivel vendor dhe kombëtar si dhe Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile për një menaxhim gjithëpërfshirës dhe efektiv të sistemit të Mbrojtjes Civile në Shqipëri.https://ata.gov.al/2022/08/26/plan-i-ri-kombetar-per-emergjencat-civile/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments