Wednesday, November 27, 2024
HomeSOCIALECertifikatë mirënjohjeje për vrojtuesit në Shëngjin

Certifikatë mirënjohjeje për vrojtuesit në Shëngjin

Siguria në plazhe mbetet prioritet i pushtetit vendor, por edhe i institucioneve përgjegjëse për mbarëvajtjen e sezonit turistik. Për të vlerësuar punën e deritanishme të vrojtuesve të plazhit, në Shëngjin u organizua sot një aktivitet ku ishin të pranishëm edhe zv/ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Almira Xhembulla, prefekti i Qarkut Lezhë, Gjergj Prendi, presidenti i Federatës Shqiptare “Vrojtuesit e Plazhit dhe Shpëtimit në Ujë”, drejtori i Policisë së Qarkut, Vehbi Bushati etj. Kryetari i bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu i shprehu mirënjohjen Robert Necajt, që me aktin heroik shpëtoi dy fëmijë nga mbytja disa ditë më parë. “Mirënjohje instruktorit të vrojtuesve në Lezhë, Luçiano Marku dhe shume djemve të tjerë që gjatë këtij sezoni kanë treguar trimëri, përkushtim dhe sakrificë në kryerjen e misionit, duke mos regjistruar asnjë rast mbytje”, tha Ndreu. Ai i dorëzoi vrojtuesve të plazhit, Certifikatën e Mirënjohjes nga bashkia Lezhë, “një stimul modest për gjithçka ata bënë për mbarëvajtjen e sezonit”. “Krenarë për këta djem të rinj me vendosmëri e humanizëm të pashembullt”, tha ai.https://ata.gov.al/2022/08/25/siguria-ne-plazhe-certifikate-mirenjohjeje-per-vrojtuesit-ne-shengjin/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments