Tuesday, November 26, 2024
HomeSOCIALEMaterniteti i ri i Beratit

Materniteti i ri i Beratit

Materniteti i ri i Beratit, një investim madhor i qeverisë shqiptare, ofron tashmë me standardet më të mira ndërkombëtare, për shëndetin e nënave të reja dhe të porsalindurve. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ndau sot në rrjetet sociale pamje nga spitali i Beratit. “Krenare për standardin e ri të shërbimit që kemi vendosur në Maternitetin e Ri të Beratit për nënat e kësaj zone, që sot i sjellin në jetë fëmijët në super kushte dhe me një shërbim shembullor. Ashtu siç bëmë në Berat, në Lezhë, Korçë, Sarandë e Kukës, me ndërtimin e 5 materniteteve të reja, nuk do ndalemi në investimet për shëndetin e nënës dhe fëmijës, me superinvestimin në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” dhe ”Koço Gliozheni””, theksoi Manastriliu. Materniteti i Beratit është pjesë e një zinxhiri investimesh në rrjetin e pediatrive dhe materniteteve në të gjithë vendin, që kanë njohur një hop të ri gjatë viteve të fundit, me një program të dedikuar për të ndërhyrë për përmirësimin e kujdesit për nënë dhe fëmijën në të gjitha nivelet e ofrimit të shërbimit shëndetësor në vend. Ky maternitet me 52 shtretër dhe 3 salla operacioni, është i pajisur me aparatura të teknologjisë së lartë dhe garanton një standard të ri shërbimi në gjinekologji, obstetrikë dhe neonatologji për të gjitha gratë e këtij qarku.https://ata.gov.al/2022/08/25/materniteti-i-ri-i-beratit-standarde-sherbimi-per-nenat-dhe-femijet/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments