Wednesday, November 27, 2024
HomeSOCIALEISHP: Në vënd mbizotëron nënvarianti BA.5!

ISHP: Në vënd mbizotëron nënvarianti BA.5!

ISHP ka konfirmuar praninë e qarkullimit të nënvariantëeve BA.5 dhe BA.4 pasi laboratori i virologjisë në Berlin konfirmoi dyshimet e mostrave të dërguara nga Tirana. Drejtuesja e ISHP Eugena Tomin tha për RTSH se bashkëqarkullimi i tre nënvarianteve të “OMICRON” dhe viruseve të gripit në vjeshtë, mund të sjellë përkeqësim të situatës. Ajo shtoi se infektimet me COVID mbeten të larta në pozitivitet dhe kjo konfirmohet jo vetëm nga testet ambulatore por edhe ato spitalore Ekspertët tërheqin vëmëndjen që personat e vaksinaur një vit më parë të vaksinohen menjëherë dhe madje me afrimin e vjeshtës të ruajnë edhe masat anti-covid. Bashkëqarkullimi i tre nënvarianteve të Omicron, pavarësisht klinikës së lehtë që ka shqafur duke prekur kryesisht rrugët e sipërme të frymarrjes, në shumë pacientë të sëmurë kronikë dhe të pavaksinuar ka sjellë komplikacione të rënda.https://lajme.rtsh.al/artikull/ishp-ne-vend-mbizoteron-nenvarianti-ba5-tomini-vaksinohuni-vjeshta-pritet-te-jete-e-renduar

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments