Wednesday, November 27, 2024
HomeSOCIALEKosova mbetet e pavarur nga rrjeti serb i transmisionit të energjisë

Kosova mbetet e pavarur nga rrjeti serb i transmisionit të energjisë

KOSTT ka bërë të ditur se sot është përmbyllur me sukses votimi për vazhdimin e Marrëveshjes së Kyçjes KOSTT/ENTSO-E nga Grupi Regjional i Evropës Kontinentale, trup i ENTSO-E-së. “Pas përfundimit të afatit dy vjeçar, vazhdimi i Marrëveshjes së Kyçjes KOSTT/ENTSO-E u përkrah uninanimisht nga ana e Operatorëve të Sistemit të Transmetimit të Evropës Kontinentale, nënshkruese të marrëveshjes”, është bërë e ditur në një njoftim nga KOSTT-i. Me këtë, KOSTT-i vazhdon operimin e pavarur si zonë rregulluese në kuadër të Bllokut Rregullues Shqipëri-Kosovë, pjesë e zonës sinkrone të Evropës Kontinentale të ENTSO-E. Ushtruesi i detyrës së kryeshefit të KOSTT-it, Sabri Musiqi theksoi se ky është një lajm shumë i mirë për Kosovën. “Falenderoj të gjitha OST-të e Evropës Kontinentale pjesëmarrëse në votim për përkrahjen. Ky besim nga homologët tanë evropian nuk është sinjal për relaksim, por obligim i të gjithë akterëve të Sistemit Elektroenergjetik të Kosovës për të kontribuar në funksionimin e sistemit në përputhje me standardet e parapara teknike. KOSTT si palë kontraktuese me ENTSO-E është e përkushtuar në përmbushjen strikte të gjitha obligimeve që dalin nga Marrëveshja dhe për të kontribuar në sigurinë e operimit të sistemit rajonal të energjisë elektrike, si detyrë primare e Operatorëve të Sistemit të Transmetimit.” Tutje në komunikatën e KOSTT-it thuhet se në bazë të Marrëveshjes së Kyçjes KOSTT/ENTSO-E, Sistemi Elektroenergjetik i Kosovës/KOSTT përfundimisht u pavarësua nga Blloku SMM (Serbi, Mali i Zi, Maqedoni e Veriut) dhe më 14 dhjetor 2020 filloi operimin si zonë e pavarur rregulluese në kuadër të Bllokut Shqipëri-Kosovë, zona sinkrone e Evropës Kontinentale të ENTSO-E. Sipas KOSTT-it kjo Marrëveshje ishte një nga të arriturat historike për shtetin e Kosovës dhe çelësi i progresit shumë-dimenzional për KOSTT dhe Sistemin Elektroenergjetik të Kosovës në përgjithësi.https://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=615185

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments