Thursday, November 28, 2024
HomeSOCIALEMacron premton rritje të pagave për mësuesit

Macron premton rritje të pagave për mësuesit

Mësuesit francezë do të marrin një rritje të konsiderueshme në pagën bazë dhe kompensim shtesë për vendosjen e orëve shtesë vullnetarisht, deklaroi sot presidenti, Emmanuel Macron në Paris, përpara fillimit të vitit akademik. Mësuesit e rinj do të paguhen të paktën 2,000 € (1,990 dollarë) në muaj. Paga mesatare në profesion do të rritet me 10%. Mësuesit që ofrojnë mësime shtesë do t’u rritet paga me 20%. Përveç pagave më të larta, Macron bëri thirrje për rritjen e cilësisë së mësimdhënies, barazi më të madhe të mundësive dhe zëvendësime për mësuesit që raportohen të sëmurë. Përveç reformave në sektorin e arsimit, Macron njoftoi se do të merret me spitalet dhe sektorin e shëndetësisë gjatë mandatit të tij të dytë.https://ata.gov.al/2022/08/25/france-macron-premton-rritje-te-pagave-per-mesuesit/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments