Pikat e grumbullimit të produkteve bujqësore në Lushnjë kanë nisur grumbullimin e pjeshkëve dhe nektarinave në Elbasan. Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla bëri të ditur se pas shqetësimit të fermerëve të Elbasanit pikat e grumbullimit në Lushnjë kanë nisur menjëherë grumbullimin e pjeshkës dhe nektarinës për ta tregtuar më pas në tregjet e ndryshme të Europës. “Nisur nga shqetësimi i fermerëve të Elbasanit për mungesën e pikave të grumbullimit për tregtimin e prodhimeve të tyre, disa nga pikat e grumbullimit në Lushnjë kanë nisur menjëherë grumbullimin e pjeshkës dhe nektarinës për ta tregtuar më pas në tregjet e ndryshme të Europës”, u shpreh Balla në rrjetet sociale. Në të gjithë vendin janë ngritur këto 7 vitet e fundit mbi 140 pika grumbullimi për produktet bujqësore. Nëpërmjet Skemave Kombëtare të mbështetjes që mundësohen nga qeveria shqiptare pikat e grumbullimit të produkteve bujqësore janë transformuar duke lehtësuar ndjeshëm punën e fermerëve. Fermerët sot, falë ngritjes së këtyre pikave të grumbullimit nuk dalin më me çantë për të shiturhttps://ata.gov.al/2022/08/24/lushnje-nis-grumbullimi-i-pjeshkes-dhe-nektarines-se-elbasanit/ në rrugë. Produktet e grumbulluara, eksportohen masivisht në tregjet evropiane.
Lushnjë, nis grumbullimi i pjeshkës dhe nektarinës së Elbasanit
RELATED ARTICLES